
ITALI – Sassuolo ka konfirmuar zyrtarisht transferimin nga Roma të Marash Kumbullës. Mbrjtësi shqiptar, për shkak të një dëmtimi, ka qenë jashtë fushave kohët e fundit.
Kumbulla ishte rikthyer në stërvitje tek Roma, por pa pasur mundësi të luajë. Kjo, për shkak të mungesave të tij të shumta. Forma jo e mirë dhe Europiani i 2024, ka bërë që klubi kryeqytetas italian të marrë vendim për ta huazuar.
Marash Kumbulla è un nuovo calciatore neroverde! ✍️
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) February 1, 2024
Benvenuto @KumbullaMarash ????#ForzaSasol ???????? pic.twitter.com/oLjBeO7iGs
Sassuolo ka shfrytëzuar mundësinë, duke huazuar lojtarin shqiptar, deri në fund të sezonit. Në njoftimin zyrtar të skuadrës, saktësohet se Marash Kumbulla është blerë në formë huazimi nga Roma, deri më datë 30 qershor 2024./ZËRI/