GJERMANI- Janë publikuar formacionet zyrtare të kombëtares shqiptare dhe të ekipit italian që do të përballen këtë mbrëmje në orën 21:00 në Dortmund.
Formacionet zyrtare:
Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Calafiori, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamaça Trajner: Spalletti.
Shqipëri (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asan, Seferi, Broja Trajner: Sylvinho.
Shqiptarët po mbështeten nga 50 mijë tifozë kuqezi që kanë mbushur Dortmundin që në orët e para të ditës së sotme. Tifozët kuqezi kanë qenë kryefjala e rrjeteve sociale ditën e sotme. Ata kanë kënduar këngë patriotike, kanë hedhur valle e kanë brohoritur për ekipin e zemrës.