
Thiago Motta-s, do të zëvendësojë Massimiliano Allegrin në pankinën e “Zonjës së Madhe”. Kontrata është zyrtarizuar pasditen e së mërkurës nga Juventusi. Trajneri italo-brazilian, i cili vitin e kaluar pati një sezon fantastik me Bolonjan, duke e çuar në Ligën e re të Kampionëve, nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me "Juven" dhe i futet menjëherë punës për të ndërtuar një ekip të fortë.
"Juventus është i kënaqur të njoftojë Thiago Motta-n si trajnerin e ri të Ekipit të Parë. Italiano-braziliani ka nënshkruar një marrëveshje me klubin deri më 30 qershor 2027," tha Juventus në një deklaratë./ZËRI