Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, banderola e studentëve në Ministrinë e Arsimit ndez debat në protestë

Banderola u shpalos në një moment kur protestës studentore iu bashkuan edhe mbështetës të Partisë Demokratike.

M.K.
“Rama në burg, Berisha në burg”, banderola e
foto nga ministria e arsimit

TIRANË-  Një mesazh kundër dy figurave kryesore të politikës shqiptare është shfaqur në protestën studentore para Ministrisë së Arsimit. Studentët dhe aktivistët kanë vendosur në kangjellat e institucionit një banderolë me mbishkrimin 'Rama në burg, Berisha në burg' duke artikuluar kundërshtimin e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Banderola u shpalos në një moment kur protestës studentore iu bashkuan edhe mbështetës të Partisë Demokratike. Prania e tyre u shoqërua me thirrje dhe brohoritma nga protestuesit, por mesazhi i banderolës shkaktoi edhe reagime e debate mes pjesëmarrësve.

Sipas aktivistëve të grupimit flamingot thirrja synon të shprehë pakënaqësinë ndaj të dy liderëve politikë dhe kundërshtimin ndaj asaj që e cilësojnë si klasë të vjetër politike.

Mesazhi vendos në të njëjtin plan kundërshtimin ndaj Ramës dhe Berishës duke treguar se një pjesë e protestuesve kërkon të mbajë distancë nga të dy kampet politike edhe në një protestë ku janë bashkuar edhe mbështetës të opozitës./ZËRI

MOS HUMB