Politikë

SHBA forcon mburojën kibernetike të Shqipërisë, mbi 40 milionë dollarë investime

Shifra u bë e ditur nga ambasadori amerikan në Tiranë Eric Wendt gjatë Konferencës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë.

M.K.
SHBA forcon mburojën kibernetike të Shqipërisë, mbi 40
Ambasadori Eric Wendt

TIRANË Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të rritur kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë ndaj sulmeve dhe kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga shtete të huaja. Shifra u bë e ditur nga ambasadori amerikan në Tiranë Eric Wendt gjatë Konferencës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë.

Në fjalën e tij Wendt vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në ndërtimin e qëndrueshmërisë digjitale duke vënë theksin te bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara për forcimin e sigurisë së infrastrukturës dixhitale.

Një prej drejtimeve të këtij bashkëpunimi është edhe përgatitja e ekspertëve të rinj në fushën e sigurisë kibernetike. Përmes programeve të përbashkëta, mes tyre edhe CyberNext synohet rritja e kapaciteteve profesionale për të përballuar sfidat dhe rreziqet që vijnë nga hapësira digjitale.

Investimi amerikan vjen në një kohë kur kërcënimet kibernetike ndaj institucioneve dhe infrastrukturave kritike janë kthyer në një sfidë të rëndësishme për sigurinë kombëtare. Për Shqipërinë forcimi i këtyre kapaciteteve merr rëndësi të veçantë edhe në kuadër të angazhimeve të saj si vend anëtar i NATO- s.

Ambasada amerikane thekson se partneriteti mes dy vendeve synon krijimin e një infrastrukture digjitale më të fortë dhe më të sigurt, jo vetëm për Shqipërinë dhe SHBA-në, por edhe për Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e sigurisë kibernetike të Shqipërisë kundër kërcënimeve të sponsorizuara nga shteti. Në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, Ambasadori Eric Wendt theksoi progresin e Shqipërisë në ndërtimin e qëndrueshmërisë dixhitale dhe trajnimin e ekspertëve të ardhshëm përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë programe si CyberNext. Së bashku, po sigurojmë një infrastrukturë dixhitale më të fortë për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n./ZËRI

MOS HUMB