
TIRANË- 14 ditë, 2 javë, na ndajnë nga dita e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. 11 parti janë në garë për të fituar terren në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, për legjislaturën e ardhshme. Partia Demokratike, me në krye Sali Berishën kërkojnë rotacion dhe rikthim në pushtet, ndërsa socialistët kërkojnë mandatin e tyre të katërt.
Partitë e tjera, kërkojnë të dëshmojnë se edhe pse të reja dhe të vogla, mund të fitojnë besimin e qytetarëve për t'i përfaqësuar në Kuvend. Ndaj edhe ZËRI ka nisur këtë sondazh për ndjekësit e tij!
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbahen nesër, ju cilët parti nga 11 në fletën e votimit, do të zgjidhnit për t'ju përfaqësuar?
SONDAZHI:
Rezultatet e sondazhit, si një kampion i trendit, do të publikohen pas disa ditësh në faqen tonë zyrtare, por edhe kudo në rrjetet sociale./ZËRI