Video

15 mijë euro për 'kokën' e Artur Bashimit, porosia u dha nga burgu

Mediat greke shkruajnë se vrasja ishte një mesazh për vëllain e viktimës, Marsel Bashimi

F.I
15 mijë euro për 'kokën' e Artur Bashimit, porosia u
Artur Bashimi

TIRANË-Është arrestuar autori i vrasjes së Artur Bashimit, 47-vjeçarit shqiptar i cili u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e 18 gushtit në Athinë. Autori 27-vjeçar grek, rezulton përdorues droge dhe mori përsipër të ekzekutonte 47-vjeçarin për 15,000 euro. Para hetuesve ai ka deklaruar se nuk e njeh personin që "urdhëroi" ekzekutimin dhe as arsyet pse donte ta vriste. Megjithatë 27-vjeçari theksoi se urdhëri për vrasjen e Bashimit u dha nga brenda burgjeve. Mediat greke shkruajnë se vrasja ishte një mesazh për vëllain e viktimës, Marsel Bashimi i cili jeton në Larisa dhe është i përfshirë në rrjetet kriminale. Marsel Bashimi është arrestuar në korrik 2022 së bashku me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku.

 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB