Video

E ngarkuara me punë e SHBA "zbarkon" në Kryeministri, Nancy Vanhorn i shkon në zyrë Ramës

Vizita e saj vjen gjithashtu në një kohë kur Rama pritet që të shpallë kabinetin e ri qeveritar.

zh.ll
E ngarkuara me punë e SHBA "zbarkon" në Kryeministri, Nancy
Nancy Vanhorn në Kryeministri

TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn, zhvilloi mëngjesin e kësaj të premteje një takim në Kryeministri. Bëhet me dije se diplomatja amerikane ka qëndruar në godinën qeveritare përreth 20 minuta. Kjo është vizita e saj e parë në Kryeministri pas rikonfirmimit në detyrë të Ramës, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e vizitës.

Vizita e saj vjen gjithashtu në një kohë kur Rama pritet që të shpallë kabinetin e ri qeveritar. Burime për ZËRI zbuluan më herët, se me datë 11 shtator do të mblidhet Asambaleja e Partisë Socialiste për të zyrtarizuar formacionin ‘Rama 4’, ku pritet të njoftohen emrat e rinj të qeverisë.

Ndërkohë, prej disa ditësh, Kryeministria është kthyer në një 'zyrë pritjeje', ku ministra, deputetë dhe figura të tjera të njohura janë parë duke hyrë e dalë nga zyra e Ramës. 

Me nisjen e Kuvendit, brenda 10 ditësh, Edi Rama duhet të paraqesë në Kuvend programin qeverisës dhe kabinetin e ri, që kalojnë për miratim me 71 vota. Pas votimit në Kuvend, qeveria bën betimin përpara Presidentit të Republikës. Brenda 20 shtatorit, vendi do të ketë Kuvendin dhe qeverinë e re. Kush do të jenë ata, do të duhet të presim edhe pak./ZËRI

Poll

MOS HUMB