Video

Pyetja për shtatzëninë shkon keq!

Reperja kërkoi respekt nga ana e paparacit, ndaj të cilit hodhi një stilolaps

E.K
Pyetja për shtatzëninë shkon keq!
cardi b i hedh stilolapsin paparacit

SHBA- Reperja Cardi B, ishte protagoniste e një momenti të sikletshëm, teksa hodhi një stilolaps në drejtim të një paparaci që e pyeti në lidhje me thashethemet që kanë qarkulluar mbi shtazëninë e saj. Në një video që është bërë virale në rrjet, paparaci i afrohet dhe pyet artisten në lidhje me pretendimet se ish-i saj, Offset, po mburrej se “e kishte lënë shtatzënë për herë të katërt”.

Situata u tensionua më tej kur ai e pyeti Cardi B nëse kishte ndonjë “problem atësie me Stefon Diggs”, partnerin e saj aktual që nga qershori.

Reperja reagoi menjëherë, duke rrëmbyer një stilolaps nga një fans dhe duke e hedhur drejt paparacit, ndërkohë që e qortoi për “mungesë respekti”. “Kjo është për mungesë respekti ndaj meje. Sillu mirë me gratë, sicc të ka mësuar nëna jote”, vijon reperja.

Ngjarja ndodhi ndërsa Cardi B po largohej nga gjykata në Los Angeles, duke bërë që momenti të bëhej viral në rrjetet sociale.

Poll

MOS HUMB