Aktualitet

16 viktima në 120 ditë! Krimi ‘shtrihet’ nga Jugu në Veri

Një hesap i palarë, një pompë uji, konflikte të nisura nga një një fjalë, parkim i gabuar, hakmarrje, krim në familje dhe grabitje …dëshmuan sërish një mungesë vetëkontrolli të cilat përfundojnë në dyert e mortit.

fjona ibrahimi
16 viktima në 120 ditë! Krimi ‘shtrihet’ nga Jugu në
foto ilustruese-viktimat

TIRANË- Muaji i katërt i 2026 po mbyllet me një bilanc të rëndë vrasjesh, ku nga fillimi i vitit janë shënuar 16 viktima! Burra, gra e të moshuar nuk mundën t’i mbijetonin plumbave, goditjeve me thikë, çekiç, tritolit apo edhe një grushti fatal!

Një hesap i palarë, një pompë uji, konflikte të nisura nga një një fjalë, parkim i gabuar, hakmarrje, krim në familje dhe grabitje …dëshmuan sërish një mungesë vetëkontrolli të cilat përfundojnë në dyert e mortit.

Gjithçka filloi në janar! Teksa trokitjet e gotave për ndërrimin e viteve ende vijonin, një krim i rëndë në familjen Xhebro do të trondiste Vlorën. Mesditën e 2 janarit Llogora Xhebro i mori jetën bashkëshortes së tij, Sose Xhebro, me të cilën kishin filluar procedurat e divorcit. 52-vjeçari fillimisht dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij, Sose Xhebro, dhe më pas e mbyti për vdekje. Pak më vonë ai kreu vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri tip pistoletë në garazhin e banesës. 

Një humbje jete e raportuar si shkak i kontaktit me energjinë elektrike në fund të vitit 2025, do të merrte tjetër rrjedhë më 2 janar 2026. Hysni Ymeri humbi jetën si pasojë e një shpërthimi në një pallat në shkodër. Pista e fundit ishte vrajse! Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi kundrejt pagesës kishin vendosur një lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), në panelin elektrik të pallatit. Është vëllai i një personi të dënuar me burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë në Shkodër. Në vitin 1995 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i Hysni Ymerit. Shefqet Çekorja është vëllai i Ismet Çekores që u vra në shtatorin e vitit 2022 në afërsi të banesës. Autorët dodhen në burg ndërsa shkaku i vrasjes mbetet ‘mister’.

Krimi ‘nuk pyeti’ as për hekurat e qelisë! Në 19 janar 2026, 23 goditje me thikë rezultuan fatale për Jani Aliajn. Një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços u ekzekutua në burgun grek të Koridhalos. 49-vjeçari nga Tepelena ishte arrestuar në Greqi më 31 dhjetor 2024.

Një ditë më vonë më 20 janar një sherr mes drejtuesve të dy automjeteve, do të mbyllej me vdekjen e 57-vjeçarit, Petrit Ndou. Arma e krimit në këtë rast është një çekiç. Ngjarja ndodhi në fshatin Bushnesh, ku dyshohet se pas një përplasjeje mes makinave ka nisur edhe një konflikt fizik. Viktima u godit në kokë me çekiç nga 28-vjeçari, Andi Vokrri.

Një ngacmim dhe bllokim i rrugës, do të bëhej shkaku për vrasjen e Egli Pashollarit më 20 shkurt. Gazment Buçpepaj në prezencë të bashkëshortes së tij, vrau me thikë pas shpine 31-vjeçarin te zona Ish-Parku, Tiranë. Në dëshminë e tij autori ka pretenduar se viktima kishte bllokuar rrugën dhe e kishte ofenduar, pasi Buçpapaj i ka rënë borisë. Pashollari ka zbritur nga makina dhe e ka sharë sërish. Nga ana tjetër gruaja e autorit ka deklaruar se Egli Pashollari e ngacmonte shpesh dhe nuk e linte rehat. 31-vjeçari Egli Pashollari rezulton një emër i njohur për autoritet shqiptare. Raportohet se Pashollari ka punuar më herët si gardist.

Një tjetër vrasje me thikë u regjistrua në Kavajë vetëm një ditë më pas, më 21 shkurt. Shkak i vrasjes u bë një vend parkimi. Autori Landi Puja doli nga shtëpia dhe i kërkoi bashkëmoshatrit të tij Alket Isufi të lëvizte makinën nga vendi ku e kishte parkuar, më pas e ka qëlluar me thikë në zemër. 

Dyert e mortit u hapën në mars për çiftin e bashkëshortëve Shefit dhe Dashuri Rrapaj. Një krim në familje tronditi Fierin, ku 80-vjeçari Shefir Rrapaj vrau me pushkë bashkëshorten Dashuri Rrapaj dhe më pas i dha fund jetës së tij. Çifti kishte nëntë fëmijë, të cilët vendosën të përcillnin nѱ banesën efundit vetëm nënën e tyre. Shefir Rrapaj u varros nga Komunalja e Bashkisë, i braktisur nga familja.

Prilli- muaji i zi me 7 viktima

Më 2 prill 78-vjeçari Gëzim Vija u gjet i pajetë brenda banesës së tij në Bulgarec të Korçës. Trupi u zbulua nga punonjësi i postës, i cili shpërndan pensionet. Në trupin e pajetë u konstatua një plagë e thellë në kokë, e shkaktuar me mjet të forte. Por edne dhe sot nuk dihet shkaku i ngjarjes apo indentiteti i autorit.

Më 4 prill një takim sqarimi në Vlorë u mbyll me vrasjen e 63-vjeçarit Ismail Aliaj. Viktima së bashku me të birin kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes djalit të Ismail Aliajt dhe njërit prej autorëve. Gjatë përpjekjes për të zgjidhur situatën, konflikti u përshkallëzua në sherr verbal dhe fizik, ku tre personat e dyshuar e goditën 63-vjeçarin me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

‘Lëvize makinën’…kjo ishte fjala e fundit që dëgjoi Artur Çangu, përpara se të qëllohej me çifte nga Eduart Afmataj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 prillit në Nikël. Viktima dhe autori  kishin lidhje familjare por palët prej rreth dy vitesh kishin konflikt pronësie. 41-vjeçari Artur Çangu kishte shkuar në banesën e prindërve të tij dhe kishte parkuar automjetin pranë saj. Afmataj ka dalë nga banesa dhe ka debatuar me të, duke pretenduar se automjeti i kishte bllokuar rrugën.

Sajmir Markja humbi jetën më 18 prill në Durrës, si pasojë e dhunës me grushte nga fqinji, Gentian Kraja. Kraja pretendonte se 59-vjeçari nuk kishte paguar 2 mijë lekë për vendosjen e pompës, njëjtë si gjithë fqinjët e tjerë, dhe për këtë arsye ka nisur një sherr në oborrin e pallatit.

Mbrëmjen e 21 prillit një konflikt në Memaliaj do të përfundonte me një viktimë dhe një të plagosur. Endri Goxhaj humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe Dali Nela mbeti i plagosur me 4 plumba. Sherri agravoi në përdorimin e armës ku viktima Endri Goxhaj ka qëlluar i pari në drejtim të 25-vjeçarit Dali Nela. Më pas dy vëllezërit e 25-vjeçarit Donaldo dhe Marjoldo dyshohet se kanë qëllluar për vdekje 30-vjeçarin Endri Goxhaj. Lidhur me ngjarjen masën e sigurisë “arrest shtëpie” është vendosur për Dali Nelën, vjehrrin e tij Aldo Kalemi dhe Ermal Matajn. Autorën ndodhen në arrati, ndërsa motivi i sherrit ende nuk dihet. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e personave të tjerë.

Armët do të shkrepeshin edhe për hakmarrje! 30 plumba u lëshuan në drejtim të çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci mesditën e 26 prillit. Në kërkim si autorë të ngjarjes janë shpallur Adriano Mëhilli 22 vjeç, Renato Mëhilli 23 vjeç dhe Florin Mëhilli 36 vjeç. Renato Mëhilli është djali i Genc Mëhillit të vrarë në vitin 2016, ngjarje ku u akuzua Kreshnik Mujec, ndërsa Adriano dhe Florin janë dy nipat e tij. Të tre autorët ndodhen në arrati.


-Llogora dhe Sose Xhebro 2 janar 2026 (Orikum)

-Hysni Ymeri 29 dhjetor 2025 ( Mbyllet hetimi 2 janar 2026 (Shkodër)

-Jani Aliaj 19 janar 2026 (Greqi)

-Petrit Ndou 20 janar 2026

-Egli Pashollari 20 shkurt 2026 (Tiranë)

-Alket Isufi 21 shkurt 2026 (Kavajë)

-Shefit dhe Dashuri Rrapaj 24 mars 2026 (Fier)

-Gëzim Vija 2 prill 2026 (Korçë)

-Ismail Aliaj 4 prill 2026 (Vlorë)

-Artur Çangu 10 prill 2026 (Nikël)

-Sajmir Markja 18 prill 2026 (Durrës)

-Endri Goxhaj 21 prill 2026 (Memaliaj)

-Kreshnik dhe Gentiana Muneci 26 prill 2026 (Lezhë)


Mes motiveve të dobëta dhe gjakmarjes, pasiguria rritet, ku shifra e viktimave po triumfon kundrejt ‘betejës’ me arsyen!/ZËRI

Poll

MOS HUMB