Aktualitet

VD-Vrasja e çiftit Mujeci! U mor me qira në Rinas, gjendet 'Volkswagen-i' i autorëve i mbuluar me bar, sekuestrohen provat

Mjeti tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit ku udhëtonte çifti Mujeci dhe është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

F.I
VD-Vrasja e çiftit Mujeci! U mor me qira në Rinas, gjendet
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LEZHË-Një automjet tip 'Volkswagen Golf 5', i cili u përdor në vrasjen e dyfishtë të çiftit Mujeci mesditën e 26 prillit në Balldre të Lezhës është gjetur i braktisur. Sipas njoftimit të policisë, është bërë e mundur gjetja e makinës dhe prova të tjera të rëndësishme që mund të ndihmojnë në dokumentimin e plotë të krimit.

Kjo që shihni në video është makina tip “Volswagen Polo”, të cilën përdorët tre autorët e atentatit në Lezhë, ku mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, 39 dhe 32 vjeçe më 26 prill. Në videon e mëposhtme, shihet makina e fshehur në një kasolle dhe e mbuluar me bar, ndërsa brenda saj kishte gëzhoja, të cilat u zbrazën me breshëri në drejtim të çiftit.

Nga veprimet hetimore, rezulton se automjeti në fjalë është marrë me qira në zonën e Rinasit nga motra e shtetasit Florjn Mëhilli. Ky i fundit, më pas, i ka hequr targat dhe dyshohet se e ka përdorur mjetin për t’u prerë rrugën viktimave dhe për të qëlluar ndaj tyre.

Në të njëjtin ambient është konstatuar edhe një automjet tjetër identik, por me targa të rregullta, në pronësi të shtetasit B. K., çka dyshohet se është përdorur për të fshehur gjurmët e krimit. Gjithashtu, në oborrin e banesës janë gjetur dhe sekuestruar veshjet e përdorura nga autorët gjatë atentatit, si dhe një palë targa.

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, që janë kryer dhe vijojnë të kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren, Lezhë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit K. M. dhe G. M., bashkëshortë, mesditën e sotme, në fshatin Torovicë, në banesën e shtetasit B. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin tip “Volksëagen Polo”, pa targa, të përdorur nga autorët.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja model 56, dhe nga këqyrja, rezultoi se automjeti ka të thyer xhamin e pasmë dhe trekëndëshat anësorë të dyerve.

Gjithashtu, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., u gjet një automjet identik me automjetin e parë, në pronësi të shtetasit B. K., por me targa.

Më tej, gjatë kontrollit, u gjetën dhe veshjet e përdorura nga autorët, në momentin e kryerjes së krimit.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. M. ka marrë automjetin tip “Volksëagen Polo” (të cilin motra e tij e kishte marrë me qira, në Rinas), i ka hequr targat dhe në bashkëpunim me njërin nga 2 shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë përdorur për t’i prerë rrugën dhe për të qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit K. M. dhe G. M.. Pas krimit, e ka çuar automjetin, në banesën e shtetasit B. K., dhe e ka fshehur duke e mbuluar me bar, me qëllim humbjen e gjurmëve, gjithashtu me pretendimin se automjetin e tij, shtetasi B. K. e kishte identik dhe të rregullt.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi B. K., 22 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për babanë e 22-vjeçarit, shtetasin N. K., 79 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në terren, për lokalizmin dhe kapjen e autorëve, si dhe të shtetasit të shpallur në kërkim mesditën e sotme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Në atentat u përdor edhe një automjet tjetër, tip “Audi A4”. Bazuar në pamjet filmike të kamerave të sigurisë automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e Kreshnik Mujecit. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volksëagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit ku udhëtonte çifti Mujeci dhe është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

Çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen e 26 prillit n rrugën Balldren-Torovicë. Në kërkim si autorë të ngjarjes janë shpallur Adriano Mëhilli 22 vjeç, Renato Mëhilli 23 vjeç dhe Florin Mëhilli 36 vjeç. Renato Mëhilli është djali i Genc Mëhillit të vrarë në vitin 2016, ndërsa Adriano dhe Florin janë dy nipat e tij. Viktima Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, Lin Mujeci dhe Jozef Mujeci, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli. 

Poll

MOS HUMB