Video

2026: Figurat politike dhe goditja e fundit e çekiçit të drejtësisë

Pas hetimeve të gjata, masave të sigurisë dhe seancave maratonë, gjykatat pritet të shprehen për figura të rëndësishme të politikës shqiptare.

zh.ll
2026: Figurat politike dhe goditja e fundit e çekiçit të
figurat politike

TIRANË-Viti 2026 pritet të jetë një moment kyç për drejtësinë shqiptare, pasi disa nga çështjet më të bujshme të korrupsionit të nivelit të lartë do të marrin verdikte përfundimtare. Pas hetimeve të gjata, masave të sigurisë dhe seancave maratonë, gjykatat pritet të shprehen për figura të rëndësishme të politikës shqiptare. Në pritje të vendimeve janë ish-kryeministri Sali Berisha për dosjen “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj për koncesionet në Shëndetësi, si dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj për privatizimin e ish-shoqërisë shtetëore “Buka” dhe hetimin e inceneratorëve. Po ashtu, vendime priten edhe për ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, si dhe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i përfshirë në disa akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 2026 shihet si viti i verdikteve, që do të testojë forcën e reformës në drejtësi dhe do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në skenën politike shqiptare.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB