DURRËS- Gëzim Allçi, 30-vjeç i shpallur në kërkim për vrasjen e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit në Manzë është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit. 30-vjeçari Gëzim Allçi dyshohet se ndihmoi autorin, Daniel Pepa të largohej nga vendi i krimit. Vrasja e dyfishtë ndodhi mesnatën e 22 Tetorit 2025. Gjithçka nisi për ekspresin e fikur ku fillimisht viktima Flori Paluçi vrau me armë zjarri kamarierin 23-vjeçar Aranit Kurtin dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur. Në lidhje me ngjarjen në pranga u vendosën edhe 4 persona, Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja dhe Erald Cani, por u lanë të lirë nga Gjykata e Durrësit.
/ZËRI