Video

3 ditë nën dhe! Ende asnjë shenjë nga trupi i Ardit Beshirit

Ajo ç’ka është gjetur deri më sot janë vetëm disa copa të eskavatorit të shpërndara, por asnjë gjurmë nga 29-vjeçari.

F.m
3 ditë nën dhe! Ende asnjë shenjë nga trupi i Ardit Beshirit
Ardit Beshiri

BURREL- Prej tre ditësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ndodhet nën dhera në Qafën e Burrelit që e zunë poshtë teksa ishte duke punuar me eskavator. Ajo ç’ka është gjetur deri më sot janë vetëm disa copa të eskavatorit të shpërndara, por asnjë gjurmë nga 29-vjeçari.

Ushtria, banorët e zonës dhe punonjës të tjerë të fabrikës kanë dalë dhe kërkojnë trupin e të riut. Familjarët e të riut i kanë bërë apel institucioneve për intensifikimin e operacionit të kërkimit, duke theksuar se nevojiten pajisje më të specializuara dhe makineri të posaçme për të gjetur të afërmin e tyre. Sipas tyre, vetëm disa punonjës të autoriteteve me lopata nuk mjaftojnë për të gjetur trupin e të riut. Apel ka bërë edhe babai i 29-vjeçarit, i cili me lot në sy kërkoi ndihmë nga autoritetet shqiptare, që t’i dërgojnë pajisje për të gjetur trupin e të birit.

Poll

MOS HUMB