
TIRANË-Me urdhër të Prokurorise së Posacme, agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle ne ambientet e kompanisë farmaceutike ‘Evita’, kompani në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, i lidhur me Spitalin Amerikan. Përvec kompanisë “Evita”, kontrollet mësohet se janë bërë edhe në një subjekt tjetër tregtar, si dhe në një banesë private në zonën e Selitës, në kryeqytet. Sipas informacioneve, operacioni është kryer me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën drejtimin e prokurores Dorina Bejko në lidhje me koncesionet në fushën e shëndetësisë. Shoqëria “Evita” sh.p.k. ushtron aktivitet në sektorin e farmaceutikës dhe furnizimit me pajisje mjekësore. Por përse lakohet kaq shumë kompania e Allajbeut? Evita SHPK është fituese e vetme e tenderit të shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara me vlerë 1.6 miliardë lekë, edhe pse një kompani tjetër ofroi 51 milionë lekë më pak.
/ZËRI