TIRANË-Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim do të jepen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së shkuar. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri publike shpërndarjen e fondeve, duke detajuar shumën që do të përfitojë secila bashki. Bashkia që ofron shumën më të madhe është ajo e Krujës me 146 milionë lekë, për të vijuar me bashkitë e tjera, deri të ajo e Hasit që ka përfitimet më të ulëta, me 0.7 milionë lekë. Vera 2025 ka regjistruar temperatura ekstreme, duke shkaktuar zjarre e për pasojë dëme të shumta në banesa, toka e bagëti. Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje gjatë vitit 2025 në Shqipëri u dogjën mbi 59 mijë hektarë pyje. Ndërkohë, për shkak të rasteve të përsëritura, zjarrvënia është përfshirë në Kodin Penal, ku autorët rrezikojnë burg nga 5 deri në 15 vite.
/ZËRI