TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, deklaroi se ka firmosur propozimin për amnistinë penale që shumë shpejt pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave. Në një konferencë për mediat, Lamallari njoftoi se amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, nga të cilët 380 do lirohen menjëherë dhe 980 që përfitojnë ulje dënimi. Ndërkohë, do të përfitojnë edhe 7711 persona të proceduar gjatë 2024-ës për vjedhje pasurie dhe parregullsi në drejtimin e mjetit.
"Është një kategori shumë e madhe që përfitojnë, nga shifrat paraprake, duke përfshirë dhe procedimiet e 2024, numri i përfituesve është i lartë, 10 mijë persona që përfitojnë. 338 përfitojnë lirim të menjëhershme, 980 që përfitojnë ulje dënimi.", tha Lamallari.
Lamallari tha se masa arrest me burg duhet të jetë arma e fundit. Amnistia do të përfshijë të dënuarit për vepra të ndryshme penale, ndërsa ministria sqaroi se nuk do të përfitojnë persona në hetim apo gjykim nga SPAK dhe GJKKO.
/ZËRI