TIRANË-Më 6 tetor, brenda sallës së Gjykatës së Apelit Tiranë, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me tre plumba nga Elvis Shkambi. Sipas prokurorisë, Elvisi ishte nxitur për të kryer vrasjen nga xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Para se sulmi të ndodhte, skaneri i gjykatës sinjalizoi praninë e metaleve (armës), por roja i sigurisë, Banush Koxhaj, i cili ishte ulur në karrige, nuk ndërmori kontroll fizik apo regjistrim të personave që hynin në gjykatë. Pas vrasjes, autori i dorëzoi armën punonjësit të sigurisë dhe doli në oborr pa rezistencë, për t’u arrestuar menjëherë nga policia. Gjyqtari Kalaja po trajtonte një rast pronësie të pazgjidhur në Shkodër, ku Elvis dhe Gjon Shkambi kishin pretendime pronësie dhe akuzuan palët e tjera për uzurpim dhe dokumente të falsifikuara. Por procesi gjyqësor ka vijuar me një vendim që solli përgjakje fatale.
/ZËRI