
TIRANË-Tirana mirëpriti sot Forumin Ekonomik Ndërkombëtar që bëri bashkë për herë të parë në Shqipëri investitorë, liderë biznesi dhe përfaqësues të lartë shtetëror nga e gjithë bota. I pranishëm pritej të ishte edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, por në pamundësi për të qenë fizikisht, ka përshëndetur Samitin me anë të një video-mesazhi, ku ka folur edhe për projektin e tij në vendin tonë. Me statusin e investitorit strategjik prej janarit, dhëndri i Trump, do të ndërtojë një resort në ishullin Sazan me vlerë 1.4 miliardë dollar. Gjatë fjalës së tij Kushner tha se pas vizitës në jug të Shqipërisë, e studiuan tregun dhe demografinë për një vit dhe u arrit në përfundimin se ishte mjedis perfekt për investim. Lidhur me projektin në Sazan, Kushner thotë se kanë angazhuar inxhinierët më të mirë në Europë për programet e duhura për ruajtjen e mjedisit.
/ZËRI