
TIRANË- Antonela dhe Mariela Berisha, dy motrat që ishin shpallur në kërkim pasi dhunuan Klea Prengën janë vetëdorëzuar në polici. Antonela është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa Mariela, duke qenë se e goditi me gotë në fytyrë Klean është lënë në masën “arrest me burg”. Prenga u dhunua më 9 gusht, e vetëm pak ditë më parë doli dhe ekspertiza mjekoligjore për dëmet që i janë shkaktuar të resë nga dy motrat. Në ekspertizë thuhej qartë se 24-vjeçarja ka pësuar dëme të mëdha të konsideruara shëmti dhe shenja e mbetur në fytyrë e trajtimi i historisë në media, ia kanë bërë të pamundur vazhdimin e punës së saj si blogere. Mariela Berisha pretendonte se Klea Prenga kishte krijuar një marrëdhënie me bashkëshortin e saj, Mir Pepa dhe ndaj shkoi ta dhunonte. Por, 24-vjeçarja ka versionin e saj. Ajo është shprehur se në momentin që ka nisur një lidhje me Pepën, biznesmeni ka qenë i ndarë nga Mariela.