TIRANË-SPAK do të marrë në dorë hetimet për atentatin e bujshëm pranë aeroportit të Rinasit, më 11 nëntor 2025, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar kompetencat Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, pas dyshimeve se ngjarja është në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pas kryerjes së verifikimeve, prokuroria e Tiranës doli në konkluzionin që SPAK është organ kompeten për ta hetuar ngjarjen. Ngjarja ndodhi me 11 nentor 2025, në mes të ditës, ku humbën jetën Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani, agjenti i AMP. Ky i fundit ndërroi jetë disa ditë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra. Krimi i dyfishtë ka mbetur pa autor, ndërsa pista e hetimeve është përplasja mes grupeve kriminale.
/ZËRI