Video

Erdogan vjen në Tiranë, inauguron Xhaminë e Namazgjasë

Më pas, Erdogan do të zhvendoset tek xhamia e Namazgjasë, për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes. Xhamia e Namazgjasë do të hapet 9 vite pas nisjës së ndërtimit dhe godina është mbuluar me flamuj turq edhe shqiptarë.

F.m
Erdogan vjen në Tiranë, inauguron Xhaminë e Namazgjasë
Rexhep Taip Erdogan

TIRANË- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vijë në Shqipëri nesër për të inauguruar Xhaminë e Namazgjasë. Erdogan pritet që të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 11:00. Fillimisht, do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit tonë, Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit do të zhvillojë edhe një mbledhje dhe një konferencë për shtyp. Më pas, Erdogan do të zhvendoset tek xhamia e Namazgjasë, për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes. Xhamia e Namazgjasë do të hapet 9 vite pas nisjes së ndërtimit dhe godina është mbuluar me flamuj turq edhe shqiptarë. Drejtimi i është besuar imamit turk Enes Bastur, i cili do të jetë nesër gjatë ceremonisë së inagurimit, por kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, do të mungojë. Spahiu konsiderohet nga shteti turk si një njeri pranë fondacionit FETO (gylenist), pasi ka studiuar përmes ndihmesës me bursë nga një nga fondacionet e themeluara nga Fetullah Gulen që është shpallur terrorist nga Turqia.

Poll

MOS HUMB