Video

Familjarët e pronarit të ‘Pelikani Security’ u qëlluan në vend të gruas së Roan Brahimit!

Por, autorët kanë ngatërruar makinën duke qenë se edhe gruaja e Brahimit përdorte të njëjtin tip automjeti dhe targa e makinës së saj ndryshonte vetëm një shkronjë nga ajo e familjes së Demirajt.

F.m
Familjarët e pronarit të ‘Pelikani Security’ u
Gjovalin Prendi dhe Arens Stafa

TIRANË- Katër personat që mbetën të plagosur në atentat një natë më parë në Tiranë, nuk ishin shënjestra që synonin autorët. Plumbat në drejtim të mjetit 'G Class', ku udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç ishin 'nisur' për gruan e Roan Brahimit.

Por, autorët kanë ngatërruar makinën duke qenë se edhe gruaja e Brahimit përdorte të njëjtin tip automjeti dhe targa e makinës së saj ndryshonte vetëm një shkronjë nga ajo e familjes së Demirajt. Një tjetër e dhënë është se ajo jetonte ngjitur me shtëpinë e familjes që u sulmua me armë zjarri. Ky do të ishte sulmi i dytë kundrejt familjes së Roan Brahimit alias Sidorel Gjonit, pas vrasjes së babait të tij. Pak orë para se të ndodhte atentati në Tiranë, u vra në Lezhë Gjovalin Prendi, babai të ndjerit, Roan Brahimi.

Poll

MOS HUMB