TIRANË- Një tjetër vrasje është parandaluar në vend, ku Emanuel Gehard (Basha, Lika), vëllai i Ilir Gjinit i ekzekutuar në korrik të këtij viti, është arrestuar në Fushë Milot, nën dyshimet se ishte nisur për të marrë hak. 37-vjeçari është kapur në flagrancë me armë dhe mjet të blinduar, duke shkuar për të marrë hak për vrasjen e të vëllait. Gjatë kontrollit në mjetin e blinduar me targa gjermane, Emanuel Likës iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" me një krehër me 16 fishekë. Vëllai i 37-vjeçarit, Ilir Gjini u ekzekutua mesnatën e 9 korrikut para banesës së tij. Policia ka shpallur në kërkim autorin Emiljan Suti, i cili ende ndodhet në arrati. Ilir Gjini dhe autori ishin fqinj, pasi banonin në të njëjtën lagje dhe dyshohet se shkak i atentatit është bërë një konflikt i mëparshëm mes tyre.
/ZËRI