Video

BKH 'zbarkon' në qelinë e Agasit në Bradashesh, sekuestrohen celularë

Telefonat celularë të sekuestruar do të zbërthehen në laboratorët e SPAK. Ky është kontrolli i dytë që zhvillohet në sektorin ku mbahet Agasi.

F.I
BKH 'zbarkon' në qelinë e Agasit në Bradashesh,
ergys agasi

TIRANË- Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar sot kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit. Kontrolle janë zhvilluar edhe në qelinë ku mbahet biznesmeni Ergys Agasi. Lidhur me aksionin raportohet se janë sekuestruar disa celularë, por ende nuk janë zbërthyer që të zbulohet se kujt i përkasin. Telefonat celularë të sekuestruar do të zbërthehen në laboratorët e SPAK. Ky është kontrolli i dytë që zhvillohet në sektorin ku mbahet Agasi. ZËRI raportoi më 14 shtator se gjatë kontrolleve të zhvilluara nga SPAK në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, u gjetën pije alkoolike në sektorin ku mbahet Agasi. Ergys Agasi, i arrestuar pasditen e 26 gushtit, u transferua mëngjesin e 29 gushtit drejt ambienteve të paraburgimit të Bradasheshit, ku vijon të qëndrojë nën masën e sigurisë “Arrest me burg”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB