TIRANË-Duke iu referuar ditës së djeshme festive 'politika shqiptare shënjoi 'Halloween', mes tensionit, vendimeve, akuzave dhe në fund me zi kombëtare! Erion Veliaj, ish-kryebashkiaku i Tiranës mëngjesin e 31 tetorit, i veshur me kostum të zi, pranga në duar dhe shoqëruar me forca të shumta Policie la qelinë dhe u nis drejt Tiranë. Prangat, kostum i zi, uniforma policie-veshje dhe aksesorë të përdorur për të hyrë në festë halloween-i, por në këtë rast -'festa është një gjyq'. Veliaj qëndroi për rreth 7 orë në Gjykatën Kushtetuese për të bërë mbrojtjen e tij lidhur me shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.
Gjatë mesditës në orën 15:00, gazetarë me mikrofonat në dorë, kamerat gati: Zëvendëskryministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belnda Balluku paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. E thënë në mënyrë figurative duke iu referuar pamjeve-'Halloween' por në dyert e SPAK! Ministrja është marrë në hetim për njërën prej procedurave të prokurorimit për Tunelin e Llogarasë, konkretisht për aksin Orikum-Himarë. Zi në politikën shqiptare dhe jo vetëm, Fatos Nano ndërroi jetë. 'Halloween'- dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, dhe pas lajmit të trishtë miq, kolegë, familjarë rikthyen momentet apo kujtimet me ish-kryeminstrin e Shqipërisë Fatos Nano në nder të tij.
/ZËRI