
Genta Gjalpi
TIRANË- Blogerja Genta Gjalpi ka reaguar pas publikimit të videos me vajzën e partnerit në supermarketin “Xhangolli”. Gjalpi, përmes një postimi në platformën “TikTok” shprehet se në asnjë moment nuk e ka dhunuar apo kërcënuar vajzën e partnerit.
Ajo shpjegon se videoja u publikua padrejtësisht nga menaxherja e supermarketit, e cila më pas u pushua nga puna për shkak të shkeljes së rregullores. Pavarësisht pretendimeve të saj, për këtë incident, Policia nisi një hetim në gjendje të lirë ndaj Gjalpit./ZËRI
Poll