Video

“Homeland Justice” kërcënon deputetët shqiptarë: Do turpëroheni!

“Homeland Justice” kanë publikuar një mesazh kërcënues në Telegram, ku pretendojnë se zotërojnë komunikimet dhe korrespondencën e disa anëtarëve të Kuvendit

zh.ll
“Homeland Justice” kërcënon deputetët
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Hakerat e grupit “Homeland Justice” janë rikthyer sërish në vëmendjen publike me një tjetër sulm kibernetik që këtë herë duket se ka vënë në shënjestër Kuvendin e Shqipërisë. “Homeland Justice” kanë publikuar një mesazh kërcënues në Telegram, ku pretendojnë se zotërojnë komunikimet dhe korrespondencën e disa anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë gjatë muajve të fundit. Në postimin e tyre thuhet se aksesin e kanë fituar prej muajsh. Sipas tyre bisedat do të bëhet publike dhe “turpi do të mbetet përgjithmonë”. Grupi "Homeland Justice" kanë hakeruar edhe më parë faqen e Kuvendit, si dhe disa institucione të rëndësishme shtetërore.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB