Video

Burg nëse bëni seks gjatë udhëtimeve!

Në nenin 108/b thuhet se nëse kryen marrëdhënie seksuale gjatë një udhëtimi, pra në një vend tjetër jashtë Shqipërisë, do të vuash dënimin me 2-6 vite burg kur të kthehesh.

F.I
Burg nëse bëni seks gjatë udhëtimeve!
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Burg nëse bën marrëdhënie seksuale gjatë udhëtimeve! Duket e pazakontë, por është një nga ndryshmiet e propozuara në Kodin e ri Penal, që pritet të miratohet në Kuvend. Në nenin 108/b thuhet se nëse kryen marrëdhënie seksuale gjatë një udhëtimi, pra në një vend tjetër jashtë Shqipërisë, do të vuash dënimin me 2-6 vite burg kur të kthehesh. Konkretisht në draft nënvizohet se dënimi nuk vlen vetëm për ata që e kanë organizuar takimin mes dy personave apo udhëtimin, ku është kryer marrëdhënie intime përkundrejt një shpërblimi apo pagese, por edhe për ata që nuk kanë marrë diçka në këmbim. Me një shembull konkret, nëse organizon një udhëtim dhe fton dikë tjetër dhe ndodh që i ftuari të kryejë marrëdhënie intime me dikë në vendin që keni udhëtuar, dënohesh me burg. Më tej në draft thuhet se nëse ky organizim kryhet nga një person juridik, krahas 2-6 viteve burg gjykata vendos mbarimin e presonit juridik. Në draft nuk përcaktohet se si do të vërtetohet marrëdhënia seksuale e kryer jashtë vendit dhe mbetet për tu parë se si do të procedohet.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB