Video

Merr fund arratia e vëllait të 'Visit të Pojës', arrestohet në Turqi

Bledi Doçi ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet fqinje.

F.I
Merr fund arratia e vëllait të 'Visit të Pojës',
Elvis Doçi

TIRANË- Bledi Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, është arrestuar në Turqi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik lëndësh narkotike. Bledi Doçi ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet fqinje. Në total u lëshuan 24 masa sigurie nga gjykata e Breshias ndërsa grupi akuzohej për trafikun e 1.3 tonëve kokainë në harkun korhor të 5 viteve, nga viti 2020-2025. Në maj të 2025, 14 personat u arrestuan me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit "Ura", i cili goditi një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Itali. Rrjeti kishte në krye Elvis Doçin, i njohur si ‘Visi i Pojës’, i cili bashkëpunonte me 2 grupe të tjera kriminale. Elvis Doçi është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ura”. Ai njihet ndryshe si “Visi i Pojës”, pasi është nipi i Xhevdet Troplinit, të njohurit si Poja.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB