SHBA- Detaje të reja sekrete janë zbuluar pas publikimit të 3 milion faqesh dokumente nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein. Mes të dhënave të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane, zbulohet edhe një lidhje me Shqipërinë. Një email i datës 25 maj 2012, i cili tregon se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në atë periudhë, i ka dërguar një mesazh Jeffrey Epstein, pas një vizite zyrtare në Shqipëri. Në komunikimin elektronik, sekretari shkruan shkurt: “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”. Email-i është dërguar më 25 maj 2012, ndërsa vizita zyrtare e Jagland në Shqipëri është zhvilluar më 24 maj 2012. Email-i i publikuar nuk përmban detaje mbi takime private apo aktivitete jashtë axhendës zyrtare të vizitës në Tiranë. Komenti i bërë në këtë komunikim privat nuk shoqërohet me shpjegime apo prova që të tregojnë për ndonjë vijimësi konkrete përtej këtij mesazhi.
/ZËRI