Video

"Diella" në gjykatë, qeveria: E pakuptimtë, por vendimi i ngelet gjykatës! 

Përmes drejtoreshës së Agjencisë për Median dhe Informimin, Manjola Hasa, qeveria bën të ditur se respekton të drejtën e çdo qytetari për t'iu drejtuar drejtësisë, por pretendimet e ngritura në këtë rast, i konsideron si të pabazuara.

zh.ll
"Diella" në gjykatë, qeveria: E pakuptimtë, por vendimi
Anila Bisha


TIRANË- Artikulli i dy ditëve më parë, i publikuar nga ZËRI, raportoi se aktorja Anila Bisha ka paditur në Gjykatën Administrative Këshillin e Ministrave, Kompaninë Apel dhe AKSHI-n, duke kërkuar pezullimin e ministres së Prokurimeve Publike, Diella. Pas padisë së depozituar të aktores, ka reaguar edhe qeveria. Përmes drejtoreshës së Agjencisë për Median dhe Informimin, Manjola Hasa, qeveria bën të ditur se respekton të drejtën e çdo qytetari për t'iu drejtuar drejtësisë, por pretendimet e ngritura në këtë rast, i konsideron si të pabazuara. Sipas Hasës, Shqipëria është një vend i lirë, ku qytetarët kanë të drejtë të ndjekin rrugët ligjore kundër qeverisë. Ndërkohë, pritet që Gjykata Administrative të shqyrtojë kërkesën e depozituar nga aktorja, për të përcaktuar nëse padia do të pranohet ose jo. Më 10 shkurt, ZËRI raportoi padinë e aktores, në të cilën kërkohet marrja e masës së sigurimit që mos të përdoret më imazhi i 57-vjeçares deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB