TIRANË- Televizionet tradicionale po përballen me rënie të mëdha të të ardhurave, sidomos nga reklamat, për shkak të ndikimit të madh që kanë fituar influencerët në rrjete sociale si Instagram dhe TikTok. Kompanitë dhe bizneset po e zhvendosin buxhetin e reklamave nga televizionet drejt këtyre platformave, sepse atje arrijnë më lehtë dhe më shpejt te konsumatori. Kjo ka bërë që shumë figura të njohura online të marrin edhe rolin e opinonistit, duke konkurruar drejtpërdrejt me mediat tradicionale. Si pasojë, Monitor raporton se televizionet po humbasin ndikim dhe të ardhura, ndërsa rrjetet sociale dhe influencerët po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm ekonomikisht. Qarkullimi vjetor i 10 televizioneve që kanë raportuar të dhënat në vitin 2024 ishte rreth 67 milionë euro, me rënie prej 0.35% me bazë vjetore. Tatimet bëjnë të ditur se nga verifikimet paraprake dyshohet se janë rreth 33 milionë euro të padeklaruara. Kjo shumë është sa gjysma e të ardhurave që 10 televizionet gjeneruan në 2024-n, me burimin kryesor që janë reklamat e bizneseve.
/ZËRI