Video

Kodi i ri Penal, drejtësi për katërputroshët

Sipas nenit 944, braktisja e një kafshe, nëse rrezikon jetën apo shëndetin e saj, konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vite

F.I
Kodi i ri Penal, drejtësi për katërputroshët
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Drafti i Kodit të ri Penal parashikon burg deri në 3 vite për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve. Projektligji përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë për mbrojtjen e kafshëve dhe ashpërson ndëshkimet për çdo formë abuzimi, keqtrajtimi apo braktisjeje. Sipas nenit 944, braktisja e një kafshe, nëse rrezikon jetën apo shëndetin e saj, konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vite. Edhe për rastet kur një kafshë dëmtohet rëndë apo i shkaktohet dhimbje përmes veprimeve brutale, përfshirë edhe akte me natyrë seksuale, dënohet me burg. Nëse një kafshë, për shkak të mungesës së kontrollit apo maskës mbrojtëse, shkakton dëmtime ndaj një personi, pronari rrezikon nga gjobë deri në 6 muaj burg.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB