Video

Kokaina e Çopjave shkoi te Ajman Park/ Lingota ari në qypa, si u groposën florinjtë nën ullinj

Ngarkesa vjen në favor të një komapanie izrealite të quajtur "Tropical Degil Cosmetics Industry itd" dhe supozohet të jetë e ngarkuar me vaj bërthame arre kokosi të pastër.

f.g
Kokaina e Çopjave shkoi te Ajman Park/ Lingota ari në qypa, si u
Franc Çopja

TIRANË- Organizata kriminale shqiptare e trafikut të drogës që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton të ketë qarkulluar miliona euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal. Në vitin 2020, anëtarët e grupit kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe kanë zbuluar se drogën e kanë fshehur midis "Pure Coconut Kernel Oil Soap".

Ngarkesa vjen në favor të një komapanie izrealite të quajtur "Tropical Degil Cosmetics Industry itd" dhe supozohet të jetë e ngarkuar me vaj bërthame arre kokosi të pastër. Por në portin e Anversës, Belgjikë, mes sapunit ka dhe drogë.Në të gjithë dosjen, në plot 282 faqet e saj flitet për para...për shumë para.

Në një bisedë mes tyre, Çopja dhe Çela flasin për një shumë prej 7 milionë eurosh. Por me shumë para ka dhe probleme! Si të pastrohen! Dhe grupi është rikthyer në legjenda për të gjetur përgjigjet. Qypat me florinj që dikush i dëgjonim apo lexonim në përralla, për anëtarët e këtij grupi ishin bërë realitet. Nga Paraguai ku Ervis Çela jetonte së bashku me të vëllain, Ardjanin, por mbante kontakt me Franc Çopja. Me këtë të fundit fliste sesi do i fshihte lingotat e arit në ullinj./ZËRI

Poll

MOS HUMB