Video

ME VIDEO- Pamje apokaliptike nga Gramshi, zjarret po shkrumbojnë disa fshatra

Flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë bllokuar të gjitha rrugët duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfiksëve. Kështu që e vetmja shpresë mbetet ndërhyrja nga ajri.

k.m.
ME VIDEO- Pamje apokaliptike nga Gramshi, zjarret po shkrumbojnë disa
Pamje nga zjarri

GRAMSH- Në zonën e Gramshit është shënuar situata më e rëndë me zjarret në vendin tonë. Flaka e ndjekur nga një 80-vjeçar ka shkumbuar disa fshatra dhe i ka kushtuar vetë jetë të moshuarit. Flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë bllokuar të gjitha rrugët duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfiksëve. Kështu që e vetmja shpresë mbetet ndërhyrja nga ajri.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Ministria e Mbrojtjes, mbi Gramsh po fluturojnë disa helikopterë që po tentojnë të shuajnë flakët...por ende nuk ia kanë dalë!

Për shkak të pamundësisë që në zonë të ketë ndërhyrje nga zjarrfikësit, banorët e fshatrave përreth janë angazhuar në mënyrë vullnetare për të ndihmuar në përballimin e situatës./ZËRI

Poll

MOS HUMB