Video

Komunikimi "djeg" xhepin: Shqipëria mbi mesataren e BE-së për çmimet 

Sipas të dhënave të Eurostat, indeksi i çmimeve sipas fuqisë blerëse për informacionin dhe komunikimin për Shqipërinë për vitin 2025 ishte 107.6% e mesatares së Bashkimit Europian.

zh.ll
Komunikimi "djeg" xhepin: Shqipëria mbi mesataren e BE-së
foto ilustruese

TIRANË- Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të tjera, konsumatorët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se Bashkimi Europian edhe për komunikimin dhe informacionin. Sipas të dhënave të Eurostat, indeksi i çmimeve sipas fuqisë blerëse për informacionin dhe komunikimin për Shqipërinë për vitin 2025 ishte 107.6% e mesatares së Bashkimit Europian. Kjo do të thotë se për të komunikuar përmes celularit, numri fiks, apo për të përdorur internetin, konsumatorët vendas paguajnë 7.6% më shumë sesa një qytetar europian, e matur kjo sipas barazisë së fuqisë blerëse. I gjithë rajoni, në përgjithësi është i shtrenjtë në komunikim, por Shqipëria mban rekord. Më e lirë është Maqedonia e Veriut (84.9%), e vetmja në mesataren e BE-së.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB