Video

Ilir Gjini u vra me 7 plumba para banesës, në kërkim Emiljan Suti

Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin Emiljan Suti.

zh.ll
Ilir Gjini u vra me 7 plumba para banesës, në kërkim Emiljan Suti
foto nga vendi i ngjarjes, autori i krimit Emiljan Suti

LAÇ- Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Gjini. Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin Emiljan Suti. 40-vjeçari, i cili njihej gjithashtu me 3 mbiemra të tjerë, Kokaj, Lika e Nure, është qëlluar me shtatë plumba pranë banesës së tij. Ndaj tij është hapur zjarr sapo ka zbritur nga automjeti i parkuar, rreth orës 22:10, por teksa ka tentuar të largohet ai është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës ku banonte. 40-vjeçari humbi jetën gjatë rrugës për në spital, pasi nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë, mësohet se nga ana tjetër, pasi kreu krimin, autori është larguar në këmbë nga vendngjarja. Sipas burimeve, viktima dhe autori ishin fqinj pasi banonin në të njëjtën lagje dhe dyshohet se shkak i atentat është bërë një konflikt i mëparshëm me tyre. Madje, burime bëjnë me dije se palët kishin pasur edhe një konflikt verbal pak momente para vrasjes, teksa ishin pikasur në qendër të Laçit. Në njoftimin zyrtar, Policia bëri me dije se autori Emiljan Suti rezulton person me precendë kriminal dhe i dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB