Video

Në kulmin e sezonit prodhues, çmimet e perimeve marrin "fluturimin" 

Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT mbi inflacionin, grupi “Perime, zarzavate dhe bishtajore” u shtrenjtua me 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

zh.ll
Në kulmin e sezonit prodhues, çmimet e perimeve marrin
foto ilustruese

TIRANË- Çmimet e perimeve shënuan një rritje të fortë në qershor, pikërisht në periudhën kur prodhimi vendas dhe oferta sezonale pritet të jenë më të larta. Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT mbi inflacionin, grupi “Perime, zarzavate dhe bishtajore” u shtrenjtua me 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja është pothuajse trefish më e lartë se inflacioni mesatar i ushqimeve, i cili rezultoi 3%. Ecuria e çmimeve të perimeve duket paradoksale, pasi qershori përkon me kulmin e prodhimit të një pjese të madhe të kulturave bujqësore. Në kushte normale, shtimi i ofertës gjatë sezonit do të duhej të ushtronte presion në uljen e çmimeve, por në tregjet e pakicës ka ndodhur e kundërta. Shtrenjtimi mund të lidhet me kostot e prodhimit, edhe me rritjen e kërkesës gjatë sezonit turistik. Shtrenjtimi i perimeve po vjen si një ndërthurje e faktorëve që nisin me kufizimin e  prodhimit bujqësor, kërkesës së lartë nga turizmit, rritjes së eksporteve dhe rritjes së kostove të prodhimit dhe transportit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB