Video

Laç e Tiranë-Policia godet lojërat e fatit, aksion në 8 lokale

Goditja e rasteve për organizimin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit ka vijuar edhe në Tiranë, ku janë zbuluar 4 ambiente të përshtatura për veprimtarinë e paligjshme.

F.I
Laç e Tiranë-Policia godet lojërat e fatit, aksion në 8
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Policia e Shtetit ka kryer një aksion kundër lojërave të fatit të zhvilluar në Tiranë, Milot dhe Laç. Tre lokale ku ushtroheshin lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri, u zbuluan në Milot e Laç, ndërsa në pranga u vendosën Shkëlzen Preni, Dorjan Medha dhe Ylli Veseli. Pjetër Lleshi është shpallur në kërkim. Goditja e rasteve për organizimin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit ka vijuar edhe në Tiranë, ku janë zbuluar 4 ambiente të përshtatura për veprimtarinë e paligjshme. Në pranga kanë rënë: Xhuljan Kaloshi, Klajment Çurri, Redion Muka, Edmond Ndreka, Klodjan Vishkurti, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë operacionit u sekuestruan 16 kompjutera për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB