TIRANË-Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Memaliajt, në Tepelenë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Endri Goxhaj. Autor është Donaldo Nela 29-vjeç (me precendent penal), ndërsa vëllai i tij Dali Nela 25-vjeç, i cili raportohet se ka marrë 4 plumba, ka mbetur i plagosur. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët dhe viktima kanë qenë të ndarë më 2 grupe dhe nga të dyja palët ka pasur shkëmbim zjarri. Sipas burimeve, dyshohet se shkak i konfliktit janë hasmëri të vjetra, për lëndë narkotike. Për ngjarjen, janë marrë në pyetje disa persona, dëshmitarë dhe familjarë. Të gjithë kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për konfliktin. Në pyetje pritet të merret dhe Dali Nela. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit.
/ZËRI