TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh drejtuesi politik i kësaj force në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga detyra, pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Në një analizë të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Leskaj bëri të ditur se dorëheqja si drejtues politik i qarkut të Vlorës, vetëm një javë para zgjedhjeve lokale, i është paraqitur zyrtarisht kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas deputetit, Partia Demokratike duhet të nisë një proces të thellë reflektimi dhe reformimi të brendshëm. Sipas Leskajt në mënyrë që PD të rikthehet si një forcë politike e besueshme, ajo duhet të kalojë në një analizë të detajuar dhe të gjithanshme të situatës aktuale, duke filluar nga vetë drejtuesit politikë, të cilët nuk arritën të sigurojnë fitore në qarqet e tyre, duke thënë shembull personal me dorëheqjen e tij.
/ZËRI