Video

Nafta 'dëbon' konsumatorët, Shqipërisë i ikin 1 mln euro në ditë

Në zonat kufitare si Tuz-Muriqan, janë shtuar radhët e automjeteve që kalojnë kufirin dhe furnizohen me naftë.

zh.ll
Nafta 'dëbon' konsumatorët, Shqipërisë i ikin 1
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Rritja e çmimeve të karburanteve në Shqipëri po shtyn qytetarët të furnizohen në vendet fqinje, kryesisht në Malin e Zi, ku nafta është ndjeshëm më e lirë. Në zonat kufitare si Tuz-Muriqan, janë shtuar radhët e automjeteve që kalojnë kufirin dhe furnizohen me naftë. Diferenca e çmimeve është e konsiderueshme: Një litër naftë tregtohej dje në Mal të Zi me 1.57 euro, ndërsa në Shqipëri 214 lekë, ose 2.2 euro me kursin e ditës. Me të njëjtën shumë, qytetarët mund të blejnë deri në 42% më shumë karburant jashtë vendit. Ky fenomen potencialisht përkthehet në humbje të të ardhurave fiskale dhe tkurrje të konsumit të brendshëm. Sipas të dhënave, kjo zhvendosje e konsumit po i kushton ekonomisë shqiptare rreth 1 milion euro në ditë, ose mbi 350 milionë euro në vit. Arsyeja kryesore mbetet niveli i lartë i taksave, që përbëjnë mbi gjysmën e çmimit të naftës në vend.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB