TIRANË-Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në rreth 214 lekë/litër (rreth 2.2 euro), duke mbetur më i larti në rajon. Në Maqedoninw e Veriut dhe Mali i Zi çmimi është rreth 1.6 euro/litër, ndërsa në Kosovë 1.7 euro. Shqiptarët paguajnë 25–40% më shumë për karburant, kryesisht për shkak të taksave të larta, që zënë mbi 50% të çmimit final. Në vendet fqinje, barra fiskale është dukshëm më e ulët. Edhe pse çmimi bazë i naftës është i ngjashëm në rajon, diferenca krijohet nga politikat fiskale. Rritja e fundit lidhet edhe me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ndërsa masat për uljen e çmimeve në Shqipëri ende nuk janë reflektuar në treg. Që nga fillimi i krizës, çmimi i naftës në vend është rritur nga rreth 170-175 lekë/litër në 214 lekë/litër, pra me rreth 40–45 lekë më shumë.
/ZËRI