TIRANË-Lotaria amerikane (Diversity Visa) do të rikthehet vjeshtën e këtij viti dhe qytetarët shqiptarë mund të rinisin me aplikimet, pas pezullimit të tyre në janar. Por rikthimi vjen me disa risi, duke futur kërkesa më të rrepta për verifikimin e identitetit për aplikantët. Sipas njoftimit zyrtar ky rregull do të hyjë në fuqi më 10 prill 2026 dhe sipas rregullores së përditësuar, individët që hyjnë në programin e Lotarisë duhet të japin informacione më të detajuara. Sipas rregullit përfundimtar, aplikantët që hyjnë në programin e Vizave të Diversitetit duhet të përfshijnë të dhënat e pasaportës dhe të ngarkojnë një skanim dixhital të faqeve biografike dhe të nënshkrimit të pasaportës kur plotësojnë formularin e regjistrimit online. Kjo kërkesë redukton rrezikun e pasaportave të falsifikuara dhe mbështet verifikimin e sigurisë dhe identifikimin e aplikantit. Këto ndryshime do të zbatohen duke filluar me Lotarinë e vitit 2027, dhe aplikantët duhet të kenë pasaportën gati gjatë plotësimit të aplikimit, pasi verifikimi i saj do të jetë një pjesë kyçe e procesit.
/ZËRI