LEZHË-Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg përjetë shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin. Trupa gjyqësore, e kryesuar nga gjyqtari Lirim Bulica, e dënoi Saraivën me burgim të përjetshëm për akuzën e “vrasjes me paramendim”, të kryer në bashkëpunim dhe për interes. Avokati mbrojtës Kujtim Cakrani tha se sot Gjykata e Lezhës ka dënuar një njeri të pafajshëm duke theksuar se do të apelojnë vendimin e dhënë. Pas dhënies të vendimit nga gjykata Lezhë për Ruben Saraivën, familjarët e Nikulajt deklaruan se ata kishin kohë që e prisnim këtë vendim, ndërsa kërkojnë të zbulohen porositësit e vrasjes. Në vrasjen e Ardian Nikulajt akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë, të cilët ende nuk janë ekstraduar në Shqipëri.
/ZËRI