TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e Kamzës, ku si pasojë ka humbur jetën 27-vjeçari Ardian Baloshi. I riu ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Autori i dyshuar është identifikuar si 39-vjeçari Sadik Llanaj, i cili, sipas Policisë, ashtu si edhe viktima, është banor i zonës. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur pas një loje kalçetoje. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja. Policia ka angazhuar forca të shumta në akset kryesore rrugore për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa në kërkim janë vënë edhe forcat RENEA. Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se nga të shtënat nuk ka persona të tjerë të dëmtuar.
/ZËRI