TIRANË- Biznesmeni Pandeli Carapuli është marrë zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. Sipërmarrësi u paraqit sot në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij. Paraqitja e tij në SPAK vjen pas sekurstrimit të një vile të ish-zëvëndëskryeministres, Belinda Balluku me vlerë 145 mijë euro në fshatin turistik të Dhërmiut, në resortin turistik “ëhite Rocks”. Pronari i vilave në këtë kompleks është Pandeli Carapuli. Paraprakisht dyshohet se Balluku ka përfituar një vile luksoze nga Carapuli që sipas SPAK, duket se është dhënë në këmbim të një tenderi të përfituar nga Balluku në kohën kur kjo e fundit drejtonte 'AlbControl'. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka bërë të ditur se i ka komunikuar akuzat për pastrim parash, ish-lojtarit të Kombëtares, Igli Tare. Ky i fundit sipas SPAK fshehu ne emrin e tij vilën e Belinda Ballukut në zonën e plazhit të Dhërmiut.
/ZËRI