Video

Nga kancelaritë tek tabakinot/ Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes

Çdo pankartë duhet dizenjuar, printuar dhe prodhuar.

F.I
Nga kancelaritë tek tabakinot/ Si po e ndryshon protesta ekonominë e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet. Çdo mbrëmje pas orës 18:00, mijëra të rinj zbresin në qendër të Tiranës. Ashtu si çdo grumbullim masiv njerëzish, protesta po krijon një zinxhir të vogël ekonomik që po përfiton nga prania e turmës.Fituesit e parë duket se janë baret, kafenetë dhe piceritë rreth qendrës. Biznese pranë sheshit po raportojnë rritje të fluksit gjatë orëve të mbrëmjes. Një tjetër përfitues i heshtur janë shitësit e ujit dhe pijeve. Protesta po krijon edhe një treg të vogël simbolesh. Flamuj, pankarta, bilbila, sticker-a dhe materiale të tjera po bëhen pjesë e identitetit vizual të lëvizjes. Edhe kancelaritë mund të jenë një përfitues i papritur. Çdo pankartë duhet dizenjuar, printuar dhe prodhuar. Por ndryshe nga protestat e dekadave të mëparshme, ekonomia e kësaj proteste nuk mbaron në rrugë. Ajo vazhdon në Instagram dhe TikTok.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB