Video

Nis shpërndarja e bonuseve, pensionistët mund të tërheqin "dhuratat"

Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026.

zh.ll
Nis shpërndarja e bonuseve, pensionistët mund të tërheqin
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Shpërndarja e bonusit të fundvitit për 756 mijë pensionistë ka nisur që prej kësaj të hëne, 1 dhjetor. Bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona, si të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera pensionistësh. Ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë, si personat që marrin pension mbi 20 mijë lekë, personat që marrin pension të parakohshëm, apo përfituesit e trajtimeve financiare të veçanta. Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB